ARKATANA

Hamza: Për 12 vjet kosovarët i ka anë marrë 8.1 miliardë euro kredi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rritja e profitit të bankave në dy vjetët e fundit është bërë si rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve të interesit, si dhe zvogëlimit të shpenzimeve për provizione. Kështu ka thënë në një intervistë për “Koha Ditore”, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.

Por, ai ka paralajmëruar se shumë shpejt bankat do të kenë nevojë për depozita shtesë dhe mund të pritet rritja e interesit në depozita. Ka thënë se niveli i interesit në depozita varet nga shumë faktorë dhe nuk mund të kontrollohet e as të rregullohet nga Banka Qendrore e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bankat kanë lëshuar 8.1 miliardë euro kredi që nga viti 2001. Këto kredi, sipas tij, e kanë ndihmuar biznesin që të zhvillohet.

Uji Dea

Ka thënë se i takon Autoritetit të Konkurrencës që të hetojë nëse ka marrëveshje të fshehta e të kundërligjshme në mes bankave për të rritur çmimin e shërbimeve. Ka folur edhe për shkeljet ligjore të bankave, për të drejtat e konsumatorëve dhe sigurimin e depozitave.

http://koha.net/?id=27&l=93895

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.