FIDANISHTJA

Hamiti: Prijësit fetarë të punojnë më shumë për tolerancën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për Xhabir Hamitin, dëshmi e tolerancës fetare në Kosovë janë shembujt ku anëtarë të një komuniteti fetar e kanë ndihmuar komunitetin tjetër për ndërtim tempujsh të fesë apo anasjelltas. Por, sipas tij, prijësit fetarë duhet të punojnë më shumë sa i përket tolerancës fetare. Ka thënë se njeriu para së gjithash është krijesë humane.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Hamiti problemin e fshatit Llapushnik e ka cilësuar si të izoluar dhe si një rast që duhet të zgjidhet shpejt nga vetë banorët lokalë. Sipas tij, protesta e banorëve të fshatit që kundërshtojnë lokacionin e ndarë për varreza e kishë katolike nuk duhet të përgjithësohet, megjithëse e ka cilësuar si imazh tepër të keq për ne dhe për vendin.

Për Hamitin, që është profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, udhëheqësit fetarë janë të parët që duhet t’i kontribuojnë tolerancës fetare dhe të parët të cilët e dëmtojnë atë në rast se devijojnë nga koncepti i shëndoshë i besimit në Zot.

Ka thënë se deklaratat e prijësve fetarë në mbrojtje të besimit të tyre nuk duhet shikuar si nxitje e urrejtjes, por përgjithësisht si qëndrime konform bindjes shpirtërore që kanë krijuar.

Mobi Casa

Pjesëmarrjen e shqiptarëve krahas forcave të shtetit islamik e ka cilësuar si fakt tepër shqetësues në aspektin e brendshëm, atë fetar e kombëtar. Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku vlerësohet se ka rritje të ekstremizmit në Kosovë, Hamiti e ka përshkruar si shqetësues dhe tregues të çalimit të shoqërisë kosovare në këtë aspekt.

Sa i përket çështjes se a duhet t’i prijë feja kombit apo anasjelltas, Hamiti ka thënë se të gjitha komunitetet fetare shqiptare kanë një gjuhë, një gjak e një traditë dhe, para së gjithash, në rend të parë duhet të jetë “e mira e përbashkët e tyre”. Sipas tij, ata të cilët thonë se feja islame nuk njeh komb, në fakt nuk e njohin as veten e as Zotin.

http://koha.net/?id=27&l=64053

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.