Hidromorava

Hamiti: Më degraduan qëllimisht

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Urtak Hamiti, i cili deri muaj më parë ka qenë zëvendësambasador i Kosovës në Kroaci, i cili aktualisht shërben si zyrtar i lartë për politika të OSBE-së në Departamentin NATO dhe Sigurinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë(MPJ), ankohet se vendimi i Komisionit për Grada dhe Disiplinë për “suspendim për marrje posti deri në dy vite” është marrë pa u mbështetur në argumente.

Ai sqaron se nuk e ka të ndaluar të marrë post për dy vite, por është rekomandim-vendim i komisionit , i cili e ka rekomanduar ministrin Enver Hoxhaj që ta marrë parasysh këtë masë ndëshkimore gjatë marrjes së vendimit për kthimin e tij nga Zagrebi.

“Ministri Hoxhaj nuk ka marrë asnjëherë vendim që më ndalon mua emërimin në post tjetër, por ka marrë vendim për kthimin tim nga Zagrebi dhe sistemimin në njërin nga departamentet e MPJ-së. Ne preambulën e këtij vendimi ai është thirrur në rekomandim-vendimin e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, duke më mundësuar mua ankesën rreth vendimit për kthim”, potencon Hamiti.

Fundamenti

Për këtë shkak Hamiti është ankuar ndaj këtij vendimi të komisionit, duke sqaruar se ka sjellë prova të mjaftueshme të dokumentuara për të vërtetuar qëndrimet e tij dhe për të rrëzuar pretendimet e palës kroate.

“Kryesuesja e Komisionit, rekomandim-vendimin ma ka dhënë pas katër kërkesash me shkrim dhe pas 30 ditësh nga data e marrjes së rekomandim-vendimit që është automatikisht shkelje e të drejtave të mia si shërbyes civil”, shprehet ai.
Hamiti thotë se ankesën e ka bërë, pasi që ka të drejtë të kërkojë trajtim të paanshëm dhe vërtetimin se provat e tij janë marrë parasysh dhe janë trajtuar me profesionalitet.

“Personalisht kërkoj anulimin e rekomandim-vendimit për masën e ‘’suspendimit të marrjes së postit deri në dy vite’’ që është shënuar në vendimin e ministrit Hoxhaj për kthim nga Zagrebi, si dhe risistemimin brenda Ministrisë në përputhje me legjislacionin në fuqi në të njëjtën kategori funksionale bazuar edhe në përvojën dhe përgatitjen time profesionale”, potencon ai…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.