Mobi Casa

Hamiti: LDK-ja e Gjilanit ka bërë kthesë historike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – LDK e Gjilanit ka bërë kthesë historike sepse zgjedhja e Lutfi Hazirit për kandidat për kryetar komune doli të jetë punë e meçme. Unë jam i sigurt se më 1 dhjetor Lutfi Haziri do të kurorëzohet kryetar komune. Kurse Lutfi Haziri tha se Gjilani po i kthehet epokës së artë të Rugovizmit dhe kjo filozofi rugoviane do të jetë e pranishme edhe në Qeveri, Parlament e Presidencë sepse mjaft kemi heshtur e duruar për këto 13 vite tha Haziri.

Dega e LDK-së në Gjilan e ka përmbyllur fushatën e balotazhit duke e konfirmuar edhe njëherë fitoren e saj për datën 1 dhjetor. Lutfi Haziri e Sabri Hamiti nga qendra kanë uruar për fitoren e madhe që e pretë më 1 dhjetor LDK e Gjilanit dhe kandidatin e saj Lutfi Hazirin raporton rajonipress.

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri duke shpalosur programin e tij qeverisës tha se LDK-ja përfundimisht po i kthehet Gjilanit dhe epokës së saj të artë të Rugovizmit. “Rugovizmi do të jetë i pranishëm dhe fitues edhe në Qeveri e Parlament dhe Presidencë sepse boll kemi heshtur e duruar për 13 vite” tha Haziri.

Haziri tha se tashmë me LDK janë edhe Partia e Drejtësisë, Lëvizja Republikane, ADK, AAK, AKR, LIZ. “Ky nëntor i madh i ushtarëve të Ibrahim Rugovës e ka mbajtur gjallë Gjilanin e tërë Kosovën për shumë vite. Edhe tani me këtë filozofi tonën nuk po na zënë as sallat e as stadiumet. LDK në Gjilan i ka kthyer 20 mija votat e saja të arta për të qeverisur me Gjilanin. Dënimi i juaj ndaj një qeverisje arrogante e injorante ishte vetëm mbështetëse e madhe për LDK sepse për 6 vite kishim një qeverisje autokrate dhe aziatike. Tani LDK është kthyer në programin e saj dhe do ta ndërtojmë qendrën e qytetit, tregun e gjelbër, stadiumin e qytetit, hallën e sporteve, shkollat e Gjilanit, spitalin, ambulancat, rrugët” etj.

Uji Dea

Haziri tha se në programin e LDK-së do të jenë të nderuara familjet e dëshmorëve, familjet e mëdha në qytet, do t`i ulim taksat e tatimet dhe do të bëjmë të mundur që të përfitojnë familjet e jo pushteti.

Kurse Sabri Hamiti tha se Luta kryetar kjo është punë e kryer. “LDK e Gjilanit ka bërë kthesë historike sepse zgjedhja e Lutfi Hazirit për kandidat për kryetar komune doli të jetë punë e meçme. Unë jam i sigurt se më 1 dhjetor Lutfi Haziri do të kurorëzohet kryetar komune.

LDK në qendër i jep mbështetje të madhe Lutfi Hazirit dhe programit të tij për të qeverisur Gjilanin në katër vitet e ardhshme. Hamiti duke i dhënë komplimente karrierës së Hazirit tha se Luta ka shkollë të pastër politike dhe ka një karrierë të bujshme që do ia kishte lakmi çdo njeri. Mos harroni që kurorën ta festoni më 1 dhjetor e kjo arrihet kur të gjithë dilni e votoni” tha Hamiti.

Pjesëmarrësit i ka argëtuar këngëtari Dritëro Shaqiri./rajonipres/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.