FIDANISHTJA

Hamiti: Devijimi i skajshëm e shpëlarja e trurit po i çon njerëzit në luftëra

/ 2 minuta lexim
HW

​Xhabir Hamiti, Profesori i Fakulteti të Studimeve Islame, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Bajramit dhe ka folur për fenë islame në përgjithësi, për luftën në emër të fesë islame dhe për tolerancën ndër fetare në mes shqiptarëve. Hamiti ka thënë se shqiptarët ende e ruajnë vlerën e respektimit të njëri tjetrit pa dallim feje.

“Shqiptarët nuk e kanë humbur tolerancën ndërfetare, ajo ndër ta është si Alfa dhe Omega”.

Duke folur për pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e Shtetit Islamik, Hamiti e ka dhënë edhe arsyen e shkuarjes së tyre në Siri.

“Devijimi i skajshëm e shpëlarja e trurit po i dërgojnë njerëzit në luftëra”.

Hamiti gjithashtu ka theksuar se nuk duhet kultivuar frikën nga islami, për shkak se njerëzit që veprojnë keq duke u thirrur në të, nuk e përfaqësojnë fenë myslimane.

FIDANISHTJA

“Në momentin se dikush arrin në atë shkallë sa të sillet ashtu, ai njeri e ka humbur besimin dhe arsyen. Nuk duhet ta tolerojmë dikë të shkojë deri ën atë shkallë. Kur ka tendenca që në emër të fesë të kërcënohet dikush, atëherë rritet edhe islamo-fobia”.

Pasi që nga disa predikues të fesë islame, ishte përfolur figura e Nënë Terezës dhe heroit kombëtar Skënderbeut, profesori i studimeve islamike, ka pasur koment edhe rreth këtyre dy figurave të historisë shqiptare.

“Nënë Tereza ka kontribuar për të mirën e njerëzve kudo në botë, un nuk jam ai që e kontestoj kontributin dhe rolin e saj në këtë aspekt. Ndërsa, Skënderbeu është hero kombëtar sigurisht”, ka thënë Hamiti.

Pasi gjatë intervistës i është kërkuar që ta komentojë deklaratën e myftiut Naim Tërnava, ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.