UBT

Hamit Sadiku, vrojtuesi e kameramani, që jeton e vepron me kronikat profesionale

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Hamit Sadiku ka disa vite që punon si kameraman profesionist, duke punuar e vepruar për media lokale e qendrore. Kamera e tij dhe vet ai ndodhen kudo, në ngjarje, në aksidente, në skena nga më të ndryshmet nga politika, arti, kultura, sporti dhe pothuajse në çdo zhvillim, që arrin ta kap në Gjilan e Kosovë. Si i tillë Hamit Sadiku mbetet një arkiv e mirë e kujtimeve nga më të ndryshmet, që ka kapur syri i tij kudo në Kosovë.

“Na jemi gati”, ky është refreni më i shpeshtë që Hamit Sadiku paralajmëron në rrjetet sociale, derisa bëhet gati për të shkuar, në ngjarje të mëdha, duke përcjell seanca Parlamenti, konferenca të partive politike, ngjarje të ndryshme nga tereni, protesta e trazira, ngjarje kulturore e sportive, por edhe situata të ndryshme, që vetëm syri i tij i kapshëm arrin të shënjestroj.

Hamiti e nisi këtë zanat në moshë shumë të re, por nuk u ndal për asnjë minutë duke e bërë edhe më të avancuar punën e tij.
“E kam dashur gjithmonë kamerën sepse përmes saj kam arritur dhe edhe tani arrij të shijoj momente, ndër të parët në vendngjarje. Kamera është pasqyrë që të ndjek kudo dhe ajo bëhet edhe më interesante, kur ke ide atraktive, për ta shndërruar ngjarjen në moment interesant për publikun” tha Sadiku për rajonipress.

Sadiku thotë se mundohet që në jetën e tij profesionale, të mbetet korrekt me ata që ka në fokus, por edhe me kolegët kur del në teren.
“Është një punë ekipore sidomos kur punon për media serioze dhe ku pas vetës ke një ekip tereni. Aty përgjegjësia është më e madhe, po unë fatmirësisht jam shumë i përpiktë dhe nuk më ndodhë asnjëherë, që të vonohem apo të më ikë ndonjë detaj interesant. Jetoj për detaje sepse detaji i jep frymë, energji dhe gjak kronikës televizive” tha Sadiku

Elani i Hamit Sadikut i ka ofruar andaj Gjilanit dhe Kosovës skena të bukura, pse jo edhe arti e peizazhe të bukura, që i japin kuptim çdo kronike të tij.

Në të gjitha këto peripeti profesionale, nuk do të thotë që Hamit Sadiku nuk ballafaqohet me telashe në teren.
“Sigurisht kam pasur momente të sikletshme dhe me rrezik edhe për jetën, derisa kam xhiruar pamje nga Mitrovica e Veriut, sidomos në protestat e serbëve, ku reagimi i tyre ishte i dhunshëm. Kam përvojë në këtë drejtim dhe mundohem të jem i qetë dhe ta përballoj me qetësi çdo provokim që vije nga turma” tha Sadiku.

Mobi Casa

Hamit Sadiku, ky kronist i kohës po i dhuron çdo ditë Gjilanit pamje mahnitëse të kapura nga dora e tij, duke treguar edhe një afinitet në përmbajtjet, që tashmë janë të njohura edhe në fushën digjitale.

Për Hamitit asnjëherë nuk qon peshë autoriteti që ai e fokuson në kamerë, sepse mbi të gjitha për të, çdo kush që filmohet është i barabartë në fokusin e tij.

Hamit Sadiku ka arritur të regjistroj me kamerën e tij, shumë personalitete të njohura nga fusha politike, njerëz me autoritet në publik, njerëz nga jeta e rëndomtë, raste të panumërta sociale e momente interesante, nga jeta në fshat dhe kjo i ka dhënë edhe më shumë motiv e vullnet, për ta avancuar edhe më shumë shikimin e tij zhbirues përmes kamerës.

Ndryshe, Hamit Sadiku karrierën e ka nisur në TV VALI kurse së fundit punon në Tëvë1./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.