Fundamenti

Hamdi Salihi në garë për golashënuesin më të mirë në Austri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sipas gazetë austriake “krone.at”, nga të gjitha golat që ka shënuar ekipi Wiener Neustadt, 41 përqind e tyre janë të shënuar nga Hamdi Salihi.

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi cili luan për ekipin Wiener Neustadt, në ligën e dytë të Austrisë vazhdon të shënojë gola edhe pse në moshën 34 vjeçare. Shkodrani edhe lojën e fundit ishte protagonist për ekipin e tij ku ka shënuar dy gola.

Salihi të dy golat i shënoi për ekipin e tij që përfundoi në barazim 2:2, ndaj Austria Lustenaut, njërin prej të cilëve në minutën e 25-të dhe tjetrin në të 60-ën me penallti, shkruan albinfo.ch.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar plot 19 gola deri tani në kampionat, duke qenë momentalisht golashënuesi i dytë më i mirë, pas Chabi të Riedit me 20 gola të shënuar.

Eco Higjiena

Sipas gazetë austriake “krone.at”, nga të gjitha golat që ka shënuar ekipi Wiener Neustadt, 41 përqind e tyre janë të shënuar nga Hamdi Salihi. Gazeta, duke e vlerësuar edhe si shpëtimtar të ekipit, ka ngritur edhe një pyetje: Çfarë do të bënte Wiener Neustadt, sikur mos të ishte Salihi?

Golat e Salihit kanë ndihmuar ekipin Neustadt që të jetë pretendent për t’u ngjitur në Bundesligën e parë në Austri.

Pavarësisht se ndryshon fanellë, sulmuesi Salihi nuk e harron zakonin e vjetër, duke shënuar numër të madh të golave në secilin ekip ku luan.

http://www.albinfo.ch/hamdi-salihi-ne-gare-per-golashenuesin-me-te-mire-ne-austri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.