United Hospital

Hamdi Salihi drejt firmës me Nantes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zbulohet destinacioni i ri i mundshwm i Hamdi Salihit për pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi shkodran, sikurse është raportuar javët e fundit, pritet ta vijojë karrierën në Europë, pikërisht në kampionatin francez tek skuadra e Nantes. Lajmi konfirmohet nga prestigjiozja franceze L’equipe, që u referohet levizjeve më të fundit te skuadra që renditet në vendin e 6 në Ligën e parë.

Drejtuesit e Nantes kanë vendosur t’i besojnë sulmuesit shqiptar, i cili nga e marta duhet të bindë trajnerin Michel Der Zakarian, para se të hedhë të zezën mbi të bardhë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare konsiderohet alternativa më e mirë për zëvendësimin e Filip Djorxhevic, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga kjo skuadër.

ARKATANA

Gjithsesi te Nantes nuk janë të sigurtë se kanë bërë zgjedhjen e duhur me Salihin, që nuk ka qenë në kontakt me futbollin Europian që prej shkurtit të 2012, kur u transferua në MLS te DC United e më pas në Kinë te Iangsu Sainty. Mediat franceze kanë kontaktuar edhe me ish-futbollistin e kombëtares, Edvin Murati, për mësuar të dicka më shumë rreth “bomberit” shqiptar dhe sigurisht opinioni i tij i ish-mesfushorit të Paris Saint Germain ka qenë pozitiv. F

rancezët i ngroh më shumë fakti se Salihi është golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në aktivitet me 11 finalizime si dhe karriera e tij e shkëlqyer në Austri me Riedin dhe Rapidin e Vjenës. Gjithsesi, Ligue 1 mbetet një provë e vështirë për shkodranin, i cili duhet të tregojë se nuk e ka humbur instiktin e golit. Transferimi i Salihit në Francë do të ishte një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, që kohët e fundit ka vuajtur shumë në fazën sulmuese me Edgar Canin jashtë formë dhe Erjon Bogdanin që nuk shkel prej gati 8 muajsh në fushën e blertë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.