ARKATANA

Hamdi Ismaili në vend të Hatixhe Dakut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Mustafa e ka emëruar ushtrues detyre në departamentin e prokurimit Hamdi Ismailin, inxhinier. Ismaili tha për rajonipress se do të vazhdojë të punojë në kontinuitet dhe në të mirë të qytetarëve dhe shërbimeve më efikase.

Pasi ka aprovuar dorëheqjen e ish menaxheres së prokurimit Hatixhe Dakut, për të mos lejuar zbrastësi në punë të këtij departamenti Qemajl Mustafa ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit Hamdi Ismailin me profesion inxhinier dhe nëpunës i mëhershëm në këtë departament.

Hami Ismaili është i certifikuar në fushën e prokurimit publik dhe ka katër vite që ka punuar në këto detyra dhe angazhime si zyrtar i prokurimit publik. Ismaili tha për rajonipress se do të vazhdojë të punojë në kontinuitet dhe në të mirë të qytetarëve dhe të shërbimeve më efikase.

ARKATANA

Ismaili ka siguruar qytetarët e Gjilanit se për asnjë moment nuk ka pasur dhe as që do të ketë shkëputje të punës apo krizë në këtë dikaster të rëndësishëm institucional. Sipas tij tashmë shërbimet e domosdoshme ndaj qytetarëve po kryhen dhe në këtë drejtim edhe mirëmbajtja dimërore pritet të finalizohet së shpejti.

Ismaili tha se megjithatë zyra e prokurimit nuk është përgjegjëse për procedurat që po zhvillohen në qendër rreth ankesave që lidhen me tenderin rreth mirëmbajtjes dimërore, meqë në Gjilan të gjitha procedurat e këtij tenderi janë kryer në afatin e paraparë ligjor.

Ndërkohë personeli i administratës komunale ka hapur konkurs intern për pozitën e drejtorit në zyrën e prokurimit publik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.