Hamburgu, skuadra e radhës që vihet pas Behramit
Pas Atletico Madridit, Interit e Galatasarayit, është Hamburgu skuadra e cila ka shprehur interesim për Valon Behramin.
Jo vetëm Shkodran Mustafi mund të përfundojë duke luajtur në Bundesligë në stinorin e ri.
Edhe bashkëvendësi i tij, Valon Behrami, mund ta ndjek rrugën e mundshme të Shkodranit.
Hamburgu është skuadra e radhës që ka shprehur interesim korrekt për mesfushorin nga Mitrovica.
Shefi i Hamburgut dhe njëkohësisht drejtori sportiv, Dietmar Beiersdorf ka konfirmuar interesimin për Valonin, duke thënë: “Ai është një lojtar shumë interesant për ne”.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse Hamburgu ka buxhet të mjaftueshëm për të plotësuar kërkesën e Napolit, skuadër e cila e ka nën kontratë Behramin.


