United Hospital

Hamburgu në vendin e parafundit, Mavraj: Na duhen pikë për mbijetesë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hamburg ka pësuar edhe një humbje në kuadër të Bundesligas.

Borussia Dortmund ka arritur të triumfojë kundër skuadrës së Hamburgut me rezultat 2-0.

Pas takimit të xhiros së 22-të, ka folur edhe qendër mbrojtësi shqiptar i mysafirëve, Mërgim Mavraj.

Këtë të fundit si duket e kanë lëshuar paksa nervat, ani pse prej natyrës është tip i qetë, kjo në saje të rezultateve të dobëta të ekipit.

Uji Dea

“Është rrëfim i njëjtë m…, të cilën po e dëshmojmë çdo javë. Por, ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund të kampionatit. Ne kemi besim në skuadër”, tha reprezentuesi shqiptar për mediat gjermane.

“Në luftën për mbijetesë na duhen pikë, tani na mbetet vetëm të marrim gjërat pozitive. Edhe pse pësuam humbje, jemi të kënaqur me paraqitjen”, përfundoi Mavraj.

Theksojmë se Hamburg zë pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 17 pikë.

Ndryshe, 31-vjeçari deri më tani ka pasur 29 paraqitje për klubin gjerman ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.