Fundamenti

Hallakam në Kuvendin e Përlepnicës, jep dorëheqje komplet Forumi i Rinisë së LDK-së

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Nga sot unë kryetari i forumit rinor në Përlepnicë i zgjedhur në mënyrë demokrate me votim të hapur bashkë me 70 anëtar të këtij forumi rinor ndihemi të injoruar dhe japim dorëheqje nga kjo nëndegë. E di se do të kem kërcënime të vazhdueshme pas këtij postimi, por nuk do t`ju shiten askujt e as mos t`ju shkon mendja sepse do të keni punë direkt me policin dhe gjykatë shtetërore thuhet në reagimin e nëndega në Përlepnicë dhe Besfort Fazliu.

Postimi i plotë i Nëndegës së Përlepnicës

Të dielën anë mbajtur zgjedhjet e LDK-së në fshatin Përlepnicë. Unë isha kandidat për kryetar të kësaj nëndege deri në momentin e kapjeve të komisioneve zgjedhore. Zgjedhjet të cilat filluan me emërimin në komisione zgjedhore të të gjithë anëtarëve familjarë nga ana kundërshtare. Unë bashkë me 70 të rinjë të moshës 18-28 vjeqarë dhe disa familjeve të ngushta na u mohua e drejta që të vazhdojmë me votimin në proporcion me rregulloren dhe nenet e cekura, duke u shkelur çdo nen i mundshëm vetëm e vetëm që pazaret e bëra natën të ju dalin ditën, ata bënë që të zvarriteshin nëpër korridore, votuesit deri 1 orë e gjysmë, që të shantazhoheshin dhe të kërcënoheshin në mënyrën ma brutale të mundshme duke ju thënë se ju nuk jeni pjesë e kësaj partie, duke ju thënë se ju nuk mund të votoni dhe duhet të largoheni nga kjo sallë.

KKGJILAN

Kujt po i pengon kjo rritje e LDK-së , kush po e dëshiron shkatërrimin e LDK-së në Gjilan dhe rrethin, kujt po i konvenon kjo më së shumti, pse duhet të punësohen miqtë e miqve në mënyra partiake dhe të lihen skamnoret në varfëri të skajshme, pse duhet të punësohen në pozita shtetërore dy deri tre anëtarë të një familje dhe tjetri të mos ketë as kafshatën e bukës në shtëpi, deri kur… Pse duhet të dihet fituesi ende pa filluar votimi i kandidatëve, pse neve të rinjëve nuk na lejohet që të vazhdojmë në mënyrën demokratike ashtu siç i ka hije kësaj Lidhje te ashtuquajtur demokratike.

Unë Besfort Fazliu i lindur më 04.04.1995 (24 vjeçar) mora guximin dhe gjithë rreziqet që të kandidoj për kryetar të kësaj nëndege i shtyer nga komplet Forumi rinor të cilët më mbështetën çdo sekondë edhe pse të kërcënuar nga profiterët të cilët nuk e pranojnë as si fizik një të ri në këtë parti e lëre më të jap mendim, sepse janë mësuar që vendimet dhe pozitat t`i bëjnë kok në vete dhe të ju shkojnë si kukull para eprorëve të marrin urdhrat dhe t`i zbatojnë ato, por kurrsesi të ankohen apo të ngritin zërin drejt tyre sepse ju mungon guximi fjalori e qe besa edhe shkrimi për ndonjë kërkesë qoftë edhe nga ato më të thjeshtat.

E vërtet që dorëheqja ime nga ky proces ishte vendim jo i lehtë, por rinia e Lidhjes demokratike të Kosovës së sodit nuk din të bëj pazare natën e t`i shpalos ditën, ne kurrë nuk do të jemi pjesë e asnjë pazari politik. Sllogani të ju lëshojmë rend të rinjëve si duket është vetëm për ta mashtruar opinionin publik, sepse në këtë parti vetëm ky opsion nuk ekziston. Nga sot unë kryetari i forumit rinor në Përlepnic i zgjedhur në mënyrë demokrate me votim të hapur bashkë me 70 anëtar të këtij forumi rinor ndihemi të injoruar dhe japim dorëheqje nga kjo nëndegë. E di se do të kem kërcënime të vazhdueshme pas këtij postimi, por nuk do t`ju shiten askujt e as mos t`ju shkon mendja sepse do të keni punë direkt me policin dhe gjykatë shtetërore thuhet në reagimin e nëndega në Përlepnicë dhe Besfort Fazliu./rajonipress/