Haliti: Zgjedhjet 2013 test i demokracisë në Viti

Viti – Në orën 10 e 15 minuta në qendrën e votimit në Begunce ka votuar edhe kryetari i degës se LDK-së në Viti , Sokol Haliti, i cili siguroi qytetarët që pas këtyre zgjedhjeve do të rikthehet perspektiva dhe do të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë.
Shtabi zgjedhor i degës së LDK-së në Viti sipas informatave të vëzhguesve të vet thotë se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit. Probleme të theksuara që e dëmtojnë procesin zgjedhor nuk ka pasur.
Sipas shtabit zgjedhor të degës së LDK-së në Viti pjesëmarrja e votuesve është e kënaqshme pasiqë ka rreshta të gjatë të qytetarëve që po presin për të votuar. /rajonipress/