Haliti vlerëson lart rolin e mësuesve dhe të gruas

Viti – Komuna e Vitisë, me rastin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas ka pritur sot punëtorët e administratës komunale dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë. Me këtë rast është çmuar lartë roli i femrës në shoqërinë tonë dhe atë në të gjitha fushat. Gjithashtu organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit të komunës së Vitisë, është mbajtur një takim në shënim të 7 Marsit Ditës së Mësuesit. Në këtë takim Sokol Haliti ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e veteranëve të arsimit në dekada, duke i qëndruar të palëkundur furtunave të egra për shuarjen e arsimit shqip.
8 marsi dita ndërkombëtare e gruas ka bashkuar sot punëtorët e administratës komunale të Vitisë dhe më këtë rast kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti ju ka uruar atyre këtë festë duke e çmuar lartë kontributin e gruas në shoqëri. “Sot në kujtojmë dhe nderojmë shumë veprimtare dhe aktiviste që kontribuon dhe punuan në ndërtimin e shtetit tonë ku gruaja ishte pjesë e të gjitha aktiviteteve për dekada me radhë si dhe me punën e palodhshme në të gjitha lëmit si në Arsim, Shëndetësi, Kulturë pa lënë anash edhe punën për barazi gjinore dhe demokratizim të vendit tonë” u shpreh Haliti.
Ai u zotua se institucionet komunale do të punojnë bashkë me to në fuqizimin e rolit të gruas në pozita vendimmarrëse. Gjithashtu në këtë takim para të pranishmit ka folur zyrtarja për barazi gjinore, Ibadete Hyseni e cila gjithashtu ju uroj të gjithë grave këtë festë, më pas është mbajtur një koktej rasti.
Organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit të komunës së Vitisë, është mbajtur një takim në shënim të 7 Marsit Ditës së Mësuesit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti i cili ndër tjerash ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e veteranëve të arsimit në dekada, duke i qëndruar të palëkundur furtunave të egra për shuarjen e arsimit shqip.
“Ju kemi borxh juve sepse ju meritoni të quheni hero të arsimit shqip. Unë ju them me përgjegjësi të plotë se do të angazhohem të ju mbështes që t`i qojmë proceset dhe vazhdimësi e punës suaj të shenjtë. Si rezultat i punës suaj, ne sot jemi këtu ku jemi, andaj përkrahja e institucioneve komunale, do të jetë e padiskutueshme”, u shpreh kryetari Haliti.
Veteranët e arsimit të komunës së Vitisë e kanë shfrytëzuar këtë takim edhe për Kuvend pune duke parashtruar për shqyrtim një Rregullore që përcakton kriteret e përzgjedhjes së Veteranëve të arsimit dhe ndarjen e mirënjohjeve për ta. Po ashtu u diskutua edhe për anëtarësinë e shoqatës e cila deri më tani ishte 10 euro kurse nga sot ajo do të jetë 5 euro./rajonipress/