Hidromorava

Haliti vlerëson lart kontributin e mërgimtarëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rolin shumë të rëndësishëm që ka pasur mërgata para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ne gjithnjë kemi konsideratë për përkushtimin dhe kontributin tuaj, andaj do të jemi përkrah jush gjithherë, ka theksuar Sokol Haliti.

Një tubim i organizuar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka tubuar mërgimtarët të cilët po i kalojnë pushimet dimërore në Kosovë.

Duke ju drejtuar atyre, kryetari Haliti përmendi rolin e diasporës dhe kontributin e çmueshëm që mërgata shqiptare ka dhënë dhe po jep në sendërtimin e shtetit.

UBT

“Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që po jepni për vendlindjen tuaj, për popullatën dhe në përgjithësi për komunën tuaj. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rolin shumë të rëndësishëm që ka pasur mërgata para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ne gjithnjë kemi konsideratë për përkushtimin dhe kontributin tuaj, andaj do të jemi përkrah jush gjithherë”, ka theksuar Haliti.

Ndër të tjerash ai ka folur edhe për iniciativat për investime në Kosovë nga mërgimtarët që do të ndihmojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik.

Kryetari Haliti i ka uruar mërgimtarët për vitin 2014, ndërsa është shfaqur edhe një program kulturo artistik me këngë dhe valle nga AKV “Kemajl Azizi”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.