Eko Higjiena

Haliti viziton punimet në zgjerimin dhe riasfaltimin e rrugës kryesore në Vërban të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Vërban të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin dhe riasfaltimi i rrugës kryesore të këtij fshati që cilësohej si shumë e ngushtë dhe e dëmtuar, por edhe e rrezikshme për pjesëmarrësit në komunikacion.

Gjithashtu ai nga afër ka parë edhe punimet që kanë nisur në vazhdimin e trotuarit deri në fshatin Sadovinë e Jerlive, konkretisht në rrugën magjistrale Viti-Ferizaj.

Bëhet me dije se baza për shtrimin e këtij asfalti është bërë qysh në vitin e shkuar ndërsa në këtë lokalitet është bërë edhe zgjerimi i urës në rrugën kryesore të fshatit.

Fundamenti

Banorët e Vërbanit kanë falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për këto projekte infrastrukturore duke potencuar se ato janë shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë dhe të sigurt të banorëve.

Ndërkaq kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë është e vendosur të realizoj sa më shumë projekte të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë pozitivisht në jetën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.