Haliti viziton projektet e shumta në Pozheran

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira të shoqëruar nga Administratori i Pozheranit, Ilir Zuka kanë vizituar sot Pozheranin për të njoftuar lidhur me projektet e shumta që janë realizuar e po realizohen në këtë lokalitet.

Me këtë rast ata nga afër kanë parë punimet në projekte e ndryshme si në ndërtimin e dy fushave sportive në të cilët mund të zhvillohen disiplinat e ndryshme sportive por edhe në ndërtimin e trotuarit deri në dalje të Pozheranit.

Hidromorava

Gjithashtu ata kanë parë punimet në ndriçimin publik dhe punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor “Halil Alidemaj”.

Me këtë rast banorët e këtij lokaliteti kanë falënderuar komunën e Vitisë, rreth investimeve që janë bërë e që po bëhen në këtë lokalitet. Përndryshe Pozherani është një ndër lokalitetet me numërimin më të madh të banorëve./rajonipress/