RCCOLA

Haliti viziton fermerët e suksesshëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Sokol Haliti ka thënë se sektori i bujqësisë është njëri nga prioritet e tij dhe do të përkrah të gjithë ata që kanë projekte konkrete. Pavarësisht buxhetit të kufizuar komuna do të ndihmojë fermerët e suksesshëm ka thënë Haliti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka vazhduar me inspektimin e punimeve në teren.

Ai sot ka vizituar fshatin Pozheran, konkretisht vendin ku është ndërtuar fusha e Volejbollit, Trotuarin përgjatë rrugës Pozheran-Sllatinë e Poshtme, rrugën fushore Trestenik-Sadovinë e Çerkezëve si dhe fermerin Samet Ismajli nga Sadovina e Çerkezëve i cili posedon mbi 100 krerë lopë dhe 1400 dele.

Fundamenti

Gjatë kësaj vizite ai ka parë për së afërmi punën që po bëhet në vijën e përpunimit të djathit.

Haliti ka thënë se sektori i bujqësisë është njëri nga prioritet e tij dhe do të përkrah të gjithë ata që kanë projekte konkrete. “Pavarësisht buxhetit të kufizuar komuna do të ndihmojë fermerët e suksesshëm” ka thënë Haliti. /rajonipress/