RCCOLA

Haliti viziton disa projekte infrastrukturore të cilat po realizohen në Viti

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Sokol Haliti edhe ditëve të festës ka dalur në teren për të inspektuar disa projekte të rëndësishme në infrastrukturë që po realizohen brenda në qytet dhe në fshatrat e Vitisë.

Haliti ka thënë se ndihet i lumtur që këto projekte po realizohen sipas dinamikës së parashikuar. “Ne jemi duke investuar në çdo cep të Vitisë dhe jemi të fokusuar në projektet ku qytetarët e kanë shprehur interesimin dhe fokusin e tyre” ka thënë Haliti.

Uji Dea

Ndryshe, Haliti ka inspektuar punimet në zgjerimin dhe rivitalizimin me asfalt të rrugës kryesore të fshatit Sllatinë e Epërme dhe asfaltimin e parkingjeve në fshatin Kabash./rajonipress/