Mobi Casa

Haliti viziton ambientin e kompanisë gjermane “Wegener industrie Consulting GMBH”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar me përfaqësues të kompanisë Gjermane “Wegener industrie Consulting GMBH” të cilët pritet të investojnë në fushën e tekstilit dhe të cilët në fillim të këtij muaji kishin paralajmëruar se për një kohë shumë të shkurtër do të hapin mbi 500 vende pune.

Me këtë rast Kryetari Haliti u shpreh se do ta mbështetës këtë kompani duke potencuar se krijimi i më shumë se 500 vendeve të punës në Viti, ndikon në mirëqenien jo vetëm të qytetarëve të kësaj komune por edhe më gjerë.

Gjatë këtij takimi ai ka vizituar edhe hapësirën ku do të zhvillojnë punën fabrika e tekstilit. Përndryshe kjo fabrikë do të vendoset për skaj të rrugës Viti-Kllokot në ish objektin e fabrikës së ujit “Natyra”.

Mobi Casa

Ndërkaq investitori gjerman, Horst Wegener tha se ai ndihet i lumtur që ka mundësi të investoj në këtë komunë pasi që sipas tij ai po gjen mbështetje nga të gjithë e në veçanti nga i pari i komunës, Sokol Haliti.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kompania tjetër gjermane e cila pa për së afërmi ambientet e kësaj fabrike ku do të vendosen makinat dhe vijat e prodhimit.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit u pajtuan se Vitia është një vend i përshtatshëm për investime pasi që ka edhe shumë afër aeroportin e Prishtinës dhe atë të Shkupit./rajonipress/