Uji Dea

Haliti vizitoj disa vend punishte në Skifteraj e Letnicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot disa nga lokalitet e kësaj komune ku janë duke u zhvilluar punimet e ndryshme.

Me këtë rast Kryetari Haliti ka vizituar fshatin Skifteraj ku janë duke u asfaltuar disa rrugë ka pjesa e Xhamisë së vjetër. Bëhet me dije se në këtë lokalitet është duke u punuar në asfaltimin e rrugëve: në lagjet: Musliu, Emerllahu, Bislimi, Sylejmani, Ismajli, Lutfiu, Miftari.

Gjithashtu po asfaltohen edhe rrugët “21 Shatori”, “Varrezat e të rënëve në mina”, aneksi i rrugës “Kenan Halimi” që lidhët me rrugën “Daut Sadiku”, aneksi i rrugës “17 Shkurti” që lidhët me rrugën “Daut Sadiku” si dhe aneksi i rrugës “Flakadanët”.

FIDANISHTJA

Përndryshe janë duke u vazhduar punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Gjylekar-Subëll e Poshtme.

Ndërkaq, Haliti ka vizituar edhe fshatin Letnicë ku së shpejti pritet të fillojnë punimet në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit brenda këtij fshati.

Përndryshe janë duke u zhvilluar procedurat e tenderimit për fazën e dytë të projektit me të cilën pritet të bëhet rregullimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Stubëll e Epërme dhe Debelldeh. Ky projekt pritet të realizohen falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Dorsch/CDI./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.