Hidromorava

Haliti vizitoi zonën ekonomike, ku po bëhet kompletimi i infrastrukturës rrugore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot në fshatin Budrikë të Vitisë, zonën ekonomike, ku aktualisht po bëhet asfaltimi i rrugëve, konkretisht kompletimi i infrastrukturës rrugore.

Kjo zonë ekonomike është vlerësuar e një rëndësie të veçantë për komunat e Anamoravës, pasi që ajo lidhë 5 komunat e rajonit të lindjes dhe shtrihet përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Gjilan.

Me këtë rast zyrtarët komunal bënë të ditur se së shpejti pritet të bëhet edhe thirrja publike për bizneset të cilët dëshirojnë të vendosën në këtë zone ekonomike.

FIDANISHTJA

Përndryshe kryetari Haliti potencoi se falë ndërtimit të kësaj zone të bërit biznes në Viti, do të jetë edhe më lehtë dhe nga kjo mund të përfitojnë jo vetëm bizneset por edhe qytetarët pasi që ajo krijon vende të reja të punës.

Gjithashtu, Haliti ka vizituar edhe punimet që po zhvillohen në ndërtimin e një ure mbi lumin “Morava e Binçës” në qytetin e Vitisë.

Përndryshe komuna e Vitisë është duke vazhduar edhe me projekte të tjera në ndërtimin e urave në disa lokalitete të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.