ARKATANA

Haliti vizitoi punimet në shkollat fillore të mesme të ulët në Gërmovë dhe Viti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë vizituar sot për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në paralelen e ndarë të shkollës fillore të mesme të ulët “Mirali Sejdiu” në Gërmovë por edhe në “Dëshmorët e Vitisë” në Viti.

Sipas zyrtarëve komunal në shkollën “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, po zhvillohen punime në renovimin e katit të dytë dhe të tretë, në dyert dhe dyshemenë, gëlqerosjen e mureve por edhe në inventarizimin e shkollës.

Ndërkaq në shkollën në Gërmovë punimet po zhvillohen në kuadër të projektit nga Fondi i Kosovës për Efiçencën e Energjisë (FKEE, ku ndër tjerash po bëhet izolimi, ngrohja qëndrore por edhe punimet në dyer dhe dritare të këtij objekti shkollor.

Uji Dea

Haliti tha se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për nxënësit, mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor me qëllimin më të mirë të ngritjes së kushteve për mësimdhënie dhe mësim nxënie.

Kurse drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti tha se punimet në renovimin dhe rivitalizimin e shkollave janë bërë, po bëhen dhe pritet të zhvillohen edhe në lokalitetet e tjera të kësaj komune dhe atë sipas nevojave./rajonipress/