Eko Higjiena

Haliti vizitoi punimet në rregullimin e sheshit në qytetin e Vitisë që do të bashkohet me parkun e qytetit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në qytetin e Vitisë kanë filluar punimet në rregullimin e sheshit në qendër të Vitisë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar nga afër punimet që janë duke u zhvilluar.

FIDANISHTJA

Haliti bëri me dije se me rregullimin e këtij sheshi do të krijohet më shumë hapësirë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në qytetin e Vitisë. “Me rregullimin e këtij sheshi do të krijojmë më shumë hapësirë për lëvizje në qendër të qytetit pa mjete motorike. Pra me këtë projekt synohet që qendra e qytetit të Vitisë, të shndërrohet në hapësirë për lëvizje të lirë të këmbësorëve dhe çiklistëve duke zhvendosur parkingun që gjendet afër parkut dhe duke bllokuar komunikacionin për lëvizjen e mjeteve motorike. Gjithashtu ky shesh do të bashkohet me parkun “Nijazi Azemi” dhe do të shndërrohet në një hapësirë publike që do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët tanë” u shpreh Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.