Mobi Casa

Haliti vizitoi projektet që po kryhen në Viti dhe Binqë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar projektet që janë në realizim e sipër, si atë të rregullimit të trotuarit tek sheshi “Calmy Rey” në Viti, si dhe ndriçimin në fshatin Binqë, projekt ky që po realizohet në bashkëpunim me IOM-in.

Mobi Casa

Haliti tha se projektet po finalizohen sipas dinamikës së paraparë dhe është i kënaqur me cilësinë e tyre dhe me mundësinë që po punohet në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit të Vitisë./rajonipress/