Hidromorava

Haliti vizitoi fshatin Letnicë, qytetarët e falënderojnë për kujdesin e vazhdueshëm

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Letnicë. Me këtë rast ai ka vizituar edhe Ambulanten e Letnicës, ku nga afër pa punën e ekipes mjekësore dhe foli me banorë të cilët ishin duke marrë shërbime shëndetësore.

Haliti tha se kjo komunë pos shërbimeve shëndetësore në ambulanten e fshatit, po ofrohen edhe përkujdesje shëndetësore në shtëpi për qytetarët që kanë nevojë.

Në këtë vizitë ai ka bashkëbiseduar edhe me banorët e këtij lokaliteti, në veçanti të komuniteteve ndryshme përfshirë edhe ata jo shumicë të cilët kryesisht janë në moshë. Në këtë bashkëbisedim ai u njoh edhe për nevojat që kanë ata.

Mobi Casa

Ndërkaq disa banorë falënderuan kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për siç thanë ata mbështetjen e vazhdueshme që po marrin në forma të ndryshme.

Kurse i pari i komunës tha se komuna që ai drejton së shpejti do të shpërndajnë edhe pako ushqimore për komunitet jo shumicë të këtij lokaliteti të cilët kanë nevojë./rajonipress/