Uji Dea

Haliti vizitoi fermerët me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira dhe të tjerë, vizituan sot procesin e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Vitisë.

Gjatë vizitës, ata u ndalën te fermeri vitias, Bekim Metallari, i cili këtë vit kultivon rreth 77 hektarë tokë të punueshme, prej të cilave 45 hektarë janë të mbjella me grurë.

Me këtë rast u bë e ditur se sivjet në mbarë territorin e komunës së Vitisë janë të mbjella afërsisht 3 mijë hektarë me grurë, ndërsa rendimentet mesatare pritet të jenë 4.000–4.500 kilogramë për hektar.

KKVITI

Drejtori Naim Pira njoftoi se çmimi i rekomanduar për korrjen e grurit është 140 euro për hektar, me mundësi të negocimit të çmimit ndërmjet fermerëve dhe pronarëve të kombajnave.

Haliti u uroi fermerëve një sezon të mbarë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e bujqësisë.

Ai gjithashtu bëri apel për kujdes maksimal dhe shmangie të ndezjes së zjarreve pranë sipërfaqeve bujqësore, me qëllim që fushata e korrje-shirjeve të zhvillohet pa incidente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.