Haliti vizitoi fabrikën e styroporit “Daka Therm”
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të Styroporit “Daka Therm” në Pozheran.
Me këtë ai ka parë për së afërmi linjën e re të prodhimit të produktit “XPS Styrodur” që është lëshuar në funksion.
Kryetari Haliti tha se kjo fabrikë është shembull e prodhimeve të cilat janë mjaft të kërkuar në treg, duke potencuar se menaxherët e fabrikës kanë arritur atë me përkushtim të lartë të depërtojnë produktet e tyre në treg.
Ai ndër tjerash bëri me dije se do të bëjë çmos që të bërit biznes në Viti, të jetë sa më e lehtë./rajonipress/


