Hidromorava

Haliti: Vitia vazhdon të mbetet komunë partnere e projektit LOGOS

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur dje në zyrën e tij përfaqësues të projektit LOGOS me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të këtij projekti që financohet nga Qeveria Zvicerane.

Kryetari i Komunës Sokol Haliti tha se Vitia i është mirënjohës Qeverisë Zvicerane, dhe projektit LOGOS për të gjitha projektet të cilat deri me tani janë realizuar në këtë komunë duke theksuar se ai dhe qeveria e tij komunale do të jenë të përkushtuar që të bashkëpunojnë edhe më tutje me këtë projekt. “Falënderoj qeverinë zvicerane në veçanti taksapaguesit e tyre por edhe projektin në fjalë për gatishmërinë që kanë pasur për të ndihmuar komunën tonë, më të vërtet ne do të bëjmë përpjekje që ky bashkëpunim të vazhdoj dhe njëherit do të fuqizojmë edhe zyrën e projekteve ku do të aplikojmë me projekte konkrete” u shpreh Haliti.

GRANDEMALL

Ndërsa Mentor Rexhepi dhe Ermira Salihu nga projekti LOGOS përmendën disa nga projektet të cilat janë financuar dhe përkrahur nga LOGOS-i, ata theksuan se pasiqë të marrin aprovimin nga zyra zvicerane do të fillojnë me projektet e tyre të cilat do të realizohen së bashku me komunat duke i përmendur disa nga fushat që do të përkrahen.

Ata theksuan se në fazën preliminare komuna e Vitisë vazhdon të mbetët komunë partnere./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.