Haliti: Vitia shquhet për vlerat e bashkëjetesës e tolerancës fetare
Viti – Udhëheqësit komunal vizituan Bashkësinë Islame në Viti Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga Kryesuesi Kuvendit komunal Naim Pira, zv.kryetarin e komunës Hasan Aliu dhe me bashkëpunëtor, kanë vizituar sot selinë e Bashkësisë Islame në Viti. Me këtë rast Haliti ka uruar krye imamin e Vitisë Xhevdet Ismaili për festën e Kurban Bajramit.
“Me lejoni që në këtë ditë të veçantë feste të uroj të gjithë besimtarët myslimanë. Uroj që të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti mes nesh pa dallime. Po ashtu shpresoj që të vazhdojmë t`i ruajmë dhe kultivojmë vlerat tona të bashkëjetesës dhe tolerancës për të cilat shquhet kombi ynë me qëllimin më të mirë për ndërtimin e një të ardhme të ndritur” ka thënë Haliti në mesazhin e tij.
Kryeimami i Vitisë ka falënderuar kryetarin e Vitisë Sokol Haliti për vizitën, duke uruar të gjithë besimtarët Islam për festën e Kurban Bajramit./rajonipress/


