UBT

Haliti: Vitia shpejt do të ketë edhe qendrën grumbulluese të bimëve mjekuese aromatike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Njëzet fermerë kanë përfituar sisteme të ujitjes pikë-pikë dhe fidanë të bimëve aromatike mjekuese, në kuadër të projekti “Promovimi i Sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike në Viti”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) përmes Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor ReLOaD.

Kryetari Sokol Haliti duke falënderuar donatorët dhe implementuesit e projektit tha se ky sektor është mjaft profitabil dhe gjenerues i punësimit, duke inkurajuar edhe fermerët e tjerë që të merren me këtë prodhimtari. Sipas tij, lajm I mirë është se Vitia së shpejti do ta ketë edhe qendrën për grumbullimin e këtyre bimëve. Ai tha se me këtë projekt që po realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe praktikisht po i kthehemi ekonomisë familjare dhe normalitetit, pas gati dy mujash të përballjes me pandeminë e gripit. “Në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm, po implementohen projekte që po ndikojnë në zhvillimin e shumë sektorëve në komunën tonë, siç janë: blegtoria, perimtaria, pemëtaria, etj. Qëllimi ynë gjithnjë ka qenë mbështetja e fermerëve, por edhe shfrytëzimi i potencialeve që ka komuna e Vitisë” , ka thënë Haliti.

Mobi Casa

Shqipe Shaqiri nga Local Solution, tha se në kuadër të projektit, përfituesit paraprakisht përmes trajnimeve kanë përfituar njohuri për kultivimin e bimëve aromatike mjekësore si dhe rëndësinë ekonomike që kanë. Sipas saj, projekti do të vazhdojë me zhvillimin e një platforme online përmes së cilës fermerët do të marrin më shumë informacione dhe organizimin e një konference ku parashihet pjesëmarrja e aktërve që merren me bimë mjekësore aromatike në mesin e tyre edhe të atyre që merren me eksportimin e tyre jashtë vendit, por sipas saj do të hapet edhe qendra për grumbullimin e bimëve mjekuese aromatike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.