ARKATANA

Haliti: Vitia shembull i mirë në Kosovë në aspektin e sigurisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë është marrë si shembull i dy komunave më të mira në aspektin e sigurisë krahas komunave të Kosovës ka thënë Sokol Haliti.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit, në të cilin është diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zbatimin e Planit të punës së KKSB-së për vitin 2015.

Në këtë mbledhje, kryetari i komunës Sokol Haliti ka falënderuar gjithë mekanizmat e sigurisë dhe grupet që kanë qenë pjesë e zhvillimeve të gjithëmbarshme në arritjen e progresit në komunën e Vitisë.

Ai ka njoftuar anëtarët e KKSB-së për takimin e djeshëm me kryetarët e komunave të Kosovë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfaqësues të ambasadave dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë, ku Vitia është cilësuar si shembull për gjendjen e mirë të sigurisë. “Komuna e Vitisë është marrë si shembull i dy komunave më të mira në aspektin e sigurisë krahas komunave të Kosovës. Kjo është një e arritur e madhe pasi që edhe kemi shembullin e shkollës multietnike në Binqë, por edhe krijimin e një klime tolerante dhe të mirëbesimit në komunë. Kjo duhet vlerësuar si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes institucioneve dhe qytetarëve”, tha ai.

Haliti ka çmuar edhe punën dhe bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, njeherit edhe kontributi i KKSB-së dhe EVSB-së ka ndikuar në këtë përmirësim të gjendjes. “Kërkoj nga ju që kështu të vazhdoni të bashkëpunoni dhe të respektojmë shtyllat e shtetit, sikur edhe gjitha etnitetet në përgjithësi. KKSB ka rol shumë të madh e të rëndësishëm, andaj ju ftoj të bashkëpunoni”, ka thënë Haliti.

Hidromorava

Për situatën e sigurisë ka raportuar komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica, i cili e ka vlerësuar situatën shumë më stabile se vitin paraprak.

Ai ka bërë të ditur se në gjitha llojet e rasteve ka pasur rënie të numrit si në vjedhje, raste kriminale, të aksidenteve etj.

Anëtarët e KKSB-së kanë dhënë propozimet e tyre për disa raste që duhet të ndërmerren masa , ndërkohë që në lidhje me planin e punës së KKSB-së, kanë vlerësuar se është realizuar mbi 80 % e këtij plani.

Ndërsa si rekomandime që dolën nga ky takim, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu që edhe ka kryesuar këtë takim, përmendi 3 pika që u konsideruan si më të rëndësishme siç është: Shtimi i patrullimit të policisë në pjesën afër kishës serbe në Viti, të diskutohet në shkolla për sjelljet e nxënësve ndaj objekteve fetare, si dhe të apelohet për përdorim të kontrolluar të mjeteve piroteknike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.