Haliti: Vitia shembull dhe model i zhvillimit dhe avancimit

Gjilan – Sokol Haliti kryetar i Komunës së Vitisë për rajonipress thotë se Vitia është shembull dhe model për komunat tjera në fushën e investimeve dhe në zhvillimin e të gjitha sferave duke filluar nga shëndetësia, shërbimet publike, arsimi, rinia, bujqësia, kulturë, ekonomia etj.
Sokol Haliti po vazhdon të jetë aktiv dhe të punoj në favor të qytetarëve të Vitisë duke ua bërë atyre jetën më të lehtë duke ofruar shërbime edhe më cilësore.
Haliti tha për rajonipress se në Komunën e Vitisë nuk ka stagnim siç po thotë opozita, por përkundrazi kemi avancim dhe zhvillim të komunës në të gjitha fushat. “Vitia është shembull i realizimit të projekteve vetanake, por edhe të bashkëpunimit të mirë me donatorët. Kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë dhe aktualisht në 70 vendpunishte janë hapur në tërë Vitinë, kurse donatorët e shumtë po na përkrahin. Ne jemi të përkushtuar që të ecim përpara dhe mos të merremi me borxhet e kaluara. I kemi tejkaluar ato probleme, tani po punojmë për të ardhmen” tha Haliti.
Haliti tha se Vitia po ecë përpara dhe po realizon projekte të dobishme për rininë, arsimin, shëndetësinë, fshatrat e shumta, pastaj investimet në shëndetësi, në QKMF, parku i ambulantes. Të gjitha këto projekte janë në dobi të qytetarëve dhe unë jam i lumtur që jam në krye të këtyre investimeve” tha Haliti./rajonipress/