Haliti: Vitia komuna e parë në Kosovë që realizoj premtimet e dhëna

Viti – Sokol Haliti kryetar i komunës së Vitisë thotë për rajonipress se gjatë gjashtë muajve të qeverisjes komunale kemi bërë shumë punë në zhvillimin e gjithëmbarshëm në komunën tone. Edhe përkundër sfidave që kemi pasur, ne kemi qenë ndër komunat e para që kemi realizuar premtimet e dhëna thotë Haliti.
Sokol Haliti tha se këto vlerësime janë dhënë edhe nga organizatat dhe instancat monitoruese, si KDI dhe shumë organizata tjera ku komuna e Vitisë është radhit ndër dy komunat e para sa i përket realizimit të premtimeve si projekte infrastrukturore, higjenosanitare, ambientaliste, shëndetësore, rinore, revitalizuese, bujqësore, aspektet ligjore ( gjitha vendimet e kuvendit komunal janë konfirmuar të ligjshme nga MAPL).
Haliti tha se projektet infrastrukturore që janë kryer, ose që janë në fazën përfundimtare janë: -Asfaltimi i rrugës në fshatin: Pozheran – Sllatinë e Poshtme. -Kanalizimi në fshatin Devajë, Gërmovë, Fshati i Ri, janë finalizuar procedurat për fillimin e rregullimin të kanalizimit në fshatin Gushicë, raporton rajonipress.
Sipas Halitit ambienti i komunës së Vitisë ka ndryshuar, komuna e Vitisë asnjëherë nuk ka qenë më e bukur dhe më e pastër, kjo fal punës dhe angazhimit të drejtorisë përkatëse dhe bashkëpunimit të ngushtë me këshillat e fshatrave.
Gjatë këtij gjashtëmujori është hapur reparti i gjinekologjisë, janë kryer procedurat e tenderimit për renovimin e objektit të QKMF-se, Emergjencës në Viti. Së shpejti fillon ndërtimi i ambulantes në Pozheran.
Në këtë periudhë është punuar fusha e sportit në fshatin Skifteraj si dhe staza e vrapimit. Komuna e Vitisë është e vetmja që ka përfituar dy projekte nga Komisioni Evropian: -Rregullimi i shtëpisë së Kulturës dhe rregullimi i parkut të qytetit.
Haliti tha se janë kryer dy projekte revitalizuese në shkollat e fshatrave Terstenik dhe Verban. “Komuna e Vitisë është përfituese e projektit të komasacionit për vitin 2014, projekt i cili zgjat së paku 4 vjet, po ashtu, së shpejti fillon rregullimi i rrugëve bujqësore, gjithashtu janë subvencionuar 203 fermer me foli polietileni për serrat e tyre familjare.Në këtë periudhë qeveria komunale është marrë me seriozitet të madhe dhe ka përgatitur një plan të veprimit për inkasimin e mjeteve nga tatimi në pronë, dhe ka përgatitur një plan të veprimit lidhur me ngritjen e të vjelave nga tatimi në pronë, me çka ka filluar edhe dhënia e rezultateve të para” tha Haliti./rajonipress/