Eko Higjiena

Haliti: Vitia do të shndërrohet në një vend punishte

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka prezantuar punën e 6 mujorit të parë për këtë vit, duke veçuar rezultatet e arritura, sfidat dhe planet në të ardhmen. Ai këtë e ka bërë përmes një konference shtypi ku ka thënë se Qeveria komunale në vazhdimësi ka mbajtur raportet me mediat në pasqyrimin e gjendjes reale të zhvillimeve nëpër drejtoritë komunale.

Duke folur për projektet në komunën e Vitisë, Haliti tha se që nga muaji i tretë veç kanë filluar punët në realizimin e projekteve, që një pjesë janë në përfundim e sipër, një pjesë tjetër janë në realizim, por që edhe projekte që do të fillojnë së shpejti.

Në këtë kontest, ka përmendur projektet që janë duke u realizuar dhe ato që do të nisin në Ramjan, Sllatinë, Sadovinë të Çerkezëve, Beguncë, Ballancë, Budrikë, Radivojc etj.

Ndërkaq lidhur me projektet e rrugëve magjistrale Gërlicë-Kllokot dhe ajo Kllokot-Ferizaj, bëri të ditur se do të nisin së shpejti, por pengesë për këtë kanë qenë çështjet procedurale dhe afatet e ankesave.

Sa i përket projekteve që kanë të bëjnë me rregullimin e ambientit, Haliti përmendi rregullimin e parqeve në Viti, ndërsa ka përmendur fillimin e projektit të parkut në Pozheran gjatë ditëve në vazhdim.

Mobi Casa

Ai u shpreh se edhe pastrimi i lumit Morava në Viti, e posaçërisht rregullimi i shtratit të përroskës në Skifteraj, janë punë që kanë kërkuar intervenim të domosdoshëm. “Për gjatë këtyre 6 muajve të parë të këtij viti, por njëkohësisht edhe gjatë vitit të kaluar, qeveria lokale që unë drejtoj ka qenë e përkushtuar që të bëjë rehabilitimin në të gjitha aspektet. Por, një gjë që është me rëndësi për të përmendur është ajo se komuna e Vitisë është ranguar ndër komunat më të mira sa i përket zbatimit të ligjeve, gjë që tregon angazhimin tonë profesional”, ka thënë Haliti.

Edhe bashkëpunimin me këshillat e fshatrave e ka vlerësuar shumë lartë, përmes të cilëve po mban kontakte të mira në identifikimin e problemeve dhe nevojave të qytetarëve.

Kurse lidhur me raportin e auditimit, ka thënë se janë cilësuar shkelje të vogla e që në fakt ajo për gabimet e llogaritjeve në pushimet e lehonisë, është kompetencë e nivelit qendror dhe nuk mund të konsiderohet si shkelje e autoriteteve komunale.

Në këtë konferencë kryetari Haliti ka përmendur edhe përgatitjet në sektorin e gjendjes civile për pritjen e fluksit të mërgimtarëve në mënyrë që tu ofrohen shërbime sa më të mira për pajisje me dokumente.

Haliti, i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve që kanë qenë të shumta, ndërkohë që për planet në të ardhmen ka theksuar se Vitia do të jetë një vend punishte e që do të nisin shumë projekte në ujësjellës, kanalizim, infrastrukturë rrugore e shkollore etj. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.