Haliti: Vitia dhe fshatrat e saja po ndryshojnë çdo ditë

Viti – Sokol Haliti derisa ka inspektuar punimet në Pozheran dhe Terpezë ka thënë se Vitia dhe fshatrat e saja do të ndryshojnë për të mirë falë investimeve që po bëhen çdo ditë dhe falë kontributit që po japin qytetarët duke paguar taksat dhe tatimin në pronë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës Pozheran-Sllatinë e Poshtme.
Haliti tha për rajonipress se ky projekt që financohet nga Komuna e Vitisë kap vlerën e 147 mijë euro ndërsa ky projekt parashihet të përfundoj në javët në vijim, raporton rajonipress.
Haliti ka inspektuar edhe punimet në shtruarjen e rrugës bujqësore në fshatin Terpezë, ndërkaq në kuadër të projektit për shtruarjen e rrugëve bujqësore do të bëhet shtruarja e rrugëve të tilla edhe në nëntë fshatrat e tjera të kësaj komune.
Haliti derisa ka inspektuar punimet në Pozheran dhe Terpezë ka thënë se Vitia dhe fshatrat e saja do të ndryshojnë për të mirë falë investimeve që po bëhen çdo ditë dhe falë kontributit që po japin qytetarët duke paguar taksat dhe tatimin në pronë./rajonipress/