Hidromorava

Haliti: Viti 2015 më i suksesshmi që nga paslufta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë me lejoni që në prag të festës së vitit të ri të ju përcjelli urimet më të sinqerta, me shpresë që në vitin 2016 të ju sjellë gjithë të mirat në familjet tuaj. Viti që po e lëmë pas është vit i sukseseve tona të përbashkëta, që do mbahet mend si viti më i suksesshëm që nga paslufta e deri me tani ka thënë kreu u Vitisë Sokol Haliti.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë në mes jush dhe të institucioneve lokale, shtetërore, donatorëve por edhe mërgimtarëve tanë të cilët asnjëherë nuk kursyen për të mirën tonë të përbashkët. Kam besim të plotë që ky bashkëpunim jo vetëm të vazhdoj në vitin 2016 por të shtohet edhe me tej që Vitinë tonë të dashur të sjellim në vendin që e meriton, me qëllimin më të mirë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë.

UBT

Me lejoni që të përcjelli urime të veçanta të gjithë punëtorëve shëndetësor, policisë, zjarrfikësve etj të cilët në natën e vitit të ri do të jenë në detyrë pune.

Uroj që viti 2016 të ju sjellë begati, lumturi dhe gjithë të mirat me shpresë që edhe viti që po hymë të karakterizoj e mira e këtë festë të kremtojmë atë së bashku. Urime Viti i Ri 2016 thuhet në urimin e Sokol Halitit./rajonipress/