RCCOLA

Haliti vazhdon me Sydneyn

/ 1 minutë lexim

Labinot Haliti e ka vazhduar kontratën me skuadrës australiane Western Sydney Wanderers. Sulmuesi prishtinas e zgjati bashkëpunimin me ekipin australian edhe për dy vjet, deri në fund të sezonit 2015/16 në A-League.

Për ish sulmuesin e 2 Korrikut kishin shprehur interesim edhe ekipet tjera, por ai vendosi të qëndronte në këtë ekip, ku kaloi momentet më të mira të karrierës.

Fundamenti

“Unë jam zhvilluar këtu. Klubi më ka dhënë gjithçka, kështu që nuk dua të shkoj askund tjetër. Jam mjaft mirënjohës. Po shihet se po ndërtohet diçka speciale këtu dhe dua të jem pjesë e këtij projekti”, theksoi Haliti.

“Unë vetëm mundohem t’i bëj gjërat e duhura, brenda dhe jashtë fushës në çdo kohë që më kërkohet. Unë mundohem ta bëj punën më të mirë për ekipin dhe skuadra është gjëja më e rëndësishme”, theksoi prishtinasi.