Fundamenti

Haliti uron udhëheqësit e AKV “Kemajl Azizi” për suksesin në Sarandë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot udhëheqësit e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, të cilët i ka uruar për suksesin e arritur në Festivalin e këngës dhe valles çame në Sarandë.

AKV “Kemajl Azizi” javën e kaluar është nderuar me vendin e parë në këtë festival dhe për këtë kryetari Haliti i ka nderuar me mirënjohje për suksesin e arritur.

ARKATANA

Haliti ka premtuar se do të mbështes zhvillimin e kulturës dhe sportit, ndërkohë ka uruar udhëheqësit e këtij ansambli për suksese të mëtutjeshme.

Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport po mbështet në vazhdimësi këtë ansambël dhe grupet tjera artistike e sportive duke ngjallë jetën kulturore në komunën e Vitisë./rajonipress/