RCCOLA

Haliti uron qytetarët vitias për 14 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës

/ 1 minutë lexim

Viti – Me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, më lejoni që në emër të institucioneve komunale të u’a uroj 17 shkurtin – Pavarësinë e Republikës së Kosovës, 14 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës, si shtet i pavarur dhe demokratik. Në këtë datë shumë të rëndësishme për Kosovën, me krenari kujtojmë më të dashurit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës, që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët të cilët kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre që ne të festojmë sot të lirë e të pavarur. Po ashtu, edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shtetet e Quint-it, të cilët ishin dhe janë në përkrahje të popullit të Kosovës çdoherë”.

RCCOLA

Urime 17 shkurti!
Me respekt
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti