RCCOLA

Haliti uron qytetarët për festën e Flamurit kombëtar

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e Festës së Flamurit dhe 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar gjithë qytetarët e komunës dhe më gjerë.

Mobi Casa

“Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, si dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne sot përulemi para veprës së gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës dhe amaneti i tyre na obligon të përkushtohemi edhe më shumë në fuqizimin e shtetit dhe kombit tonë”, thuhet në urimin e Halitit./rajonipress/