United Hospital

Haliti uron qytetarët me rastin Ditës së Çlirimit të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emër të tij dhe të institucioneve komunale, i uron të gjithë qytetarët vitias me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë.

Të nderuar qytetarë!
Çdo ngjarje historike e ka rëndësinë e vet, por 14 Qershori i vitit 1999, është kurorëzim i angazhimit, përpjekjeve, lëvizjes dhe luftës qindvjeçare të qindra e mijëra atdhetarëve për liri. Kjo ditë, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve vitias, sepse njëkohësisht shënon edhe fundin e vuajtjeve dhe tmerrit që popullata civile shqiptare po përjetonte nga regjimi i atëhershëm.

Eco Higjiena

Në këtë ditë të rëndësishme, duam të kujtojmë dhe të nderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan: veprimtarët, ish-të burgosurit politikë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës, e me theks te veçantë, dëshmorët e lirisë, që po e gëzojmë sot. Një respekt dhe falënderim iu drejtojmë edhe aleatëve ndërkombëtarë dhe forcave të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-të, që na përkrahën në këtë rrugëtim.
Dëshiroj që në këtë ditë të shënuar t’iu uroj shëndet të mirë e prosperitet në të gjitha fushat e jetës.
Urime 14 Qershori- Dita e Çlirimit!
Sinqerisht,
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.