Mobi Casa

Haliti uron mërgimtarët: Me zemër të madhe dhe krahë të hapur, Vitia ju pret!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar ndër vite dhe për lidhjen e fortë që e mbani me vendin tonë. Gëzimi dhe bashkimi me familjarët, miqtë dhe shokët e fëmijërisë janë pasuria më e madhe e këtij sezoni ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Me këtë pamje të bukur të qytetit tonë, ju urojmë mirëseardhje të përzemërt mërgimtarëve tanë!

Të dashur bashkatdhetarë,
Me zemër të madhe dhe krahë të hapur, Vitia ju pret! Prania juaj në vendlindje e mbush qytetin me jetë, dashuri dhe krenari.

FIDANISHTJA

Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar ndër vite dhe për lidhjen e fortë që e mbani me vendin tonë.

Gëzimi dhe bashkimi me familjarët, miqtë dhe shokët e fëmijërisë janë pasuria më e madhe e këtij sezoni.

Uroj që këto ditë në Viti të jenë të mbushura me çaste të paharruara, paqe e dashuri.
Mirë se vini në shtëpi!