Haliti uron gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit
Viti – Të gjithë besimtarëve myslimanë të komunës së Vitisë, u dërgoj urimet më të mira me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke ju uruar që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti ka thënë në urimin e tij Sokol Haliti.
Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, le të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit në mes vete, le të përkujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, por që me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, bënë që ne sot të jetojmë dhe të shënojmë të lirë festat dhe gëzimet tona”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti me rastin e Festës së Fitër Bajramit./rajonipress/


