UBT

Haliti: UÇK-ja ishte dhe mbetet pjesë e historisë sonë të përbashkët, themeli mbi të cilin u ngrit shteti ynë i lirë

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Ajo sakrificë e shenjtë meriton dinjitet, drejtësi dhe kujdes të përhershëm institucional. Çdo qytetar që ngre zërin për të kërkuar respekt për këtë vlerë, po mbron shpirtin e Kosovës dhe idealin e saj të lirisë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Ndërsa qytetarë nga mbarë vendi dhe diaspora bashkohen në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndjej detyrimin moral dhe njerëzor të shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për sakrificën e tyre sublime për lirinë që gëzojmë sot.

UÇK-ja ishte dhe mbetet pjesë e historisë sonë të përbashkët, themeli mbi të cilin u ngrit shteti ynë i lirë.

United Hospital

Ajo sakrificë e shenjtë meriton dinjitet, drejtësi dhe kujdes të përhershëm institucional. Çdo qytetar që ngre zërin për të kërkuar respekt për këtë vlerë, po mbron shpirtin e Kosovës dhe idealin e saj të lirisë.

E kemi përjetuar atë kohë dhe e ndjejmë ende në shpirt sakrificën e atyre që luftuan për lirinë tonë.

Liria është ajo që na bashkon, ajo që na kujton se sa shumë është dhënë për këtë tokë. Respekti për të rënët dhe për veteranët i përket Kombit, historisë sonë dhe brezave që vijnë.

Le të dëgjohet zëri i dinjitetit, i unitetit dhe i dashurisë për atdheun. Nder e lavdi për të gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën tonë të lirë e të pavarur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.