Haliti u prit në takim nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish kryetari i federatës, Sabri Hashani. Bëhet me dije që gjatë këtij takim ata kanë biseduar për përfundimin e kompleksit të fushave sportive në Viti.
Haliti, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin Ademi për përkrahjen e vazhdueshme të tyre në rivitalizimin dhe ndërtimin e hapësirave sportive në territorin e komunës së Vitisë që ndikon pozitivisht në zhvillimin e sportit dhe të talenteve të rijnë të ka Vitia.
Ndërkaq kryetari Ademi gjatë këtij takimi ka treguar edhe njëherë mbështetjen për zhvillimin e sportit në veçanti të futbollit në Viti.
Po ashtu në këtë takim Haliti, tha se pos falënderimit për FKK-në dhe z. Ademi ai ju është edhe mirënjohës dhe falënderues ikonës së futbollit të Kosovës nga Anamorava por edhe përgjegjësin regjional për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme, z. Armend Misinin./rajonipress/