GRANDEMALL

Haliti tregon pse nuk i ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen dhe po mbahen në paraburgim në Hagë.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës të mërkurën, Haliti deklaroi se nuk e ka parë të arsyeshme një vizitë të tij në Hagë.

Ai ka lënë të nënkuptohet se ka qenë nën hetime nga Prokuroria e Hagës dhe se shkuarja e tij në Hagë nuk do t’u bënte mirë të akuzuarve.

KV

“Se kam pa të arsyeshme me shku. Problemi është që në grupin e të hetuarve jemi disa që jemi hetuar, kështu që nuk e shoh që mund t’i bëjë mirë dikujt me shku me vizitu në Hagë. Normalisht që kam qejf t’i shoh, se i kam shokë. Por, jam konsultu me avokatë, dhe një herë për një herë jo”, ka thënë Haliti.

“Shiko, çdo komandant. Krejt anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm janë hetu. Unë po lexoj ‘kanë me hap aktakuza të reja’, ‘kanë me burgos të tjerë’… por kush e di, unë nuk di”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.