Fidanishtja

Haliti: Të mbahet gjendja pa COVID-19 dhe gatishmëria për ndonjë rast të ri

/ 3 minuta lexim

Viti – Anëtarët e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë (KKMSH) sot janë më të relaksuar. Ata dhe krejt Komuna e Vitisë, pas dy muajsh, po përjetojnë ditën e parë pa të infektuar me COVID-19. Në Institutin Kombëtar të Shëndetin Publik në Prishtinë, mbrëmë u raportua për shërimin e pacientit të fundit nga kjo komunë.

Kryetari Sokol Haliti në emër të institucioneve komunale, e ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar të gjithë, pa dallim, anëtarët e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrën Operative Emergjente, personelin shëndetësor, Policinë e Kosovës, këshillat e fshatrave, bashkësitë fetare, partitë politike, donatorët, mërgatën, Kryqin e Kuq, shoqatën “Nëna Terezë”, mediat, familjet e prekura nga virusi, të vetizoluarit dhe qytetarët për kontributin e pakursyer në tejkalimin e gjendjes me pandeminë e gripit..

Sipas tij, pa një koordinim dhe sinergji të tillë nga të gjitha hallkat e rëndësishme, nuk ka pasur mundësi të arrihet kjo.

Ai, të shëruarve u ka uruar shëndet dhe rehabilitim të shpejtë, duke shprehur gatishmërinë për t’iu qenë pranë për çdo gjë që kanē nevojë.

Haliti tha se duhet të ruhet kjo gjendje pa të infektuar, por edhe gatishmëria për ndonjë rast eventual. Përndryshe, ka thënë se sa më shpejt që i kthehemi normalitetit, aq më shpejt do të rimëkëmbet edhe ekonomia në përgjithësi.

Mobi Casa

Ai ka kërkuar sërish nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të mos grumbullohen dhe të mbajnë distancën, në rastet kur dalin për nevoja të domosdoshme.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka falënderuar të gjitha segmentet për bashkëpunim, sidomos Komunën e Vitisë, për mbështetje të drejtpërdrejtë. Ai poashtu ka shprehur mirënjohje për qytetarët, të cilët kanë respektuar masat anticovid.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli, është shprehur falënderuese ndaj institucioneve komunale qê kanë qenë të vëmendshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të kësaj qendre.

Fatos Hetemi nga sfera mediale dhe e shoqërisë civile i ka përgëzuar institucionet komunale dhe Komitetin për Mbrojtje dhe Shpëtim për menaxhimin e duhur të situatës me pandemi dhe i ka inkurajuar për punë të mëtutjeshme.

Komuna e Vitisë ka pasur gjithsej 53 të infektuar me COVID-19. Pacienti i parë u diagnostifikua më 13 mars 2020, që ishte njëkohësisht edhe rasti i parë në Kosovë./rajonipress/