Hidromorava

Haliti: Të dinamizohet jeta qeverisëse e Asamblesë, të iket nga retorika rutinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Jeta qeverisëse e Kuvendit Komunal duhet të dinamizohet më shumë në kuptimin e trajtimit të problemeve tona si qytetarë, sepse në të kundërtën jemi duke ngecur në shumë fusha në të cilat Gjilani është shquar më parë si në sport, kulturë, jetën artistike dhe arsimore, aktivitete rinore thotë për rajonipress Burim Haliti nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike.

Ekspertët po vlerësojnë se Asambleja Komunale e Gjilanit nuk po merret seriozisht me trajtimin e problemeve të qytetarëve.

Burim Haliti thotë se Qeverisja lokale në funksionimin e shteteve sigurisht se është mjaft specifike dhe e rëndësishme, sepse drejtpërdrejt ndikon në jetën e qytetarit çdo politikë e ndërmarrë në nivelin lokal të qeverisjes. Andaj sigurisht edhe Kuvendi Komunal i komunës së Gjilanit ka rëndësi specifike në jetën e qytetarit gjilanas, sepse nga ky organ komunal gatuhen dhe servohen të gjitha iniciativat e politikës së qeverisjes lokale nga partitë e përfshira në Kuvendin Komunal.

“Kuvendi Komunal i Gjilanit sigurisht se në kuptimin e funksionimit administrativ është funksional, por në kuptimin e trajtimit dhe nivelin e diskutimit të problemeve dhe specifikave lokale sigurisht se ka mangësi dhe jo atraktivitet të trajtimit të problemeve të qytetarëve” thotë Burim Haliti nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike.

Uji Dea

Haliti thotë se nuk kemi ndonjë elegancë dhe shije profesionale që të trajtohen problemet e qytetarit gjilanas, por më tepër kemi retorika rutinë të qeverisjes lokale që kanë dominuar edhe në vitet e mëparshme të qeverisjes lokale.

“Jeta qeverisëse e Kuvendit Komunal duhet të dinamizohet më shumë në kuptimin e trajtimit të problemeve tona si qytetarë, sepse në të kundërtën jemi duke ngecur në shumë fusha në të cilat Gjilani është shquar më parë si në sport, kulturë, jetën artistike dhe arsimore, aktivitete rinore “etj.

Sipas tij Kuvendi Komunal është motor i zhvillimit të qeverisjes lokale dhe shtytës i diskutimit dhe zgjidhjes së problemeve, por për të ndodhë kjo praktikisht sigurisht se kërkon më shumë vullnet politik, konduksion profesional, elegancë për tu ballafaquar me problemet, ide për projekte moderne dhe kulturë politike të trajtimit të problemeve në mënyrë që të zhvillohet edhe demokracia lokale tha Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.