Haliti takon përfaqësuesit e MAPL-së

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur në një takim zv. ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Rifat Krasniqin. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i Institucioneve Komunale dhe MAPL-së.
Kryetari Haliti e njoftoi zv.ministrin me aktivitetet dhe zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, si dhe për planet në të ardhmen. Ndërsa zv.ministri Krasniqi u interesua më shumë për projektet që parasheh komuna e që mund të realizoj gjatë këtij viti si dhe për nevojat që paraqiten nga Komuna e Vitisë në mënyrë që të jenë të njohura në trajtimin e prioriteteve që ka kjo komunë./rajonipress/